Në fshatin Reç të Malësisë së Madhe u përmbydh projekti "Agro Turism Albania", financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze.
Ky projekt tre vjeçar u zbatua në tre bashki të Qarkut të Shkodrës, si një nga qarqet me nivelin më të lartë të varfërisë. Drejtoresha e USAID Shqipëri, Mikaela Meredith tha se projekti synoi mbështetjen e fermerëve të Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe për ngritjen e 6 fermave të agrobiznesit, si model për zhvillimin e zonave rurale.