Arqipeshkvi i Bostonit, dhe i Dioqezës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Hirësia e tij Nikon, u nda nga jeta më 1 shtator 2019.
Lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966. Ai filloi punën si prift në korrik 1969. Ai ka shërbyer në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit.
Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës.
Ai u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e arqipeshkvit më 9 maj 2012.
Komuniteti shqiptar i zonës si dhe besimtarë të tjerë do t’i bëjnë nderimet e fundit arqipeshkvit në Katedralen shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.