Shaquille O’Neal, zëdhënës i kompanisë Papa John's

Legjenda e basketbollit amerikan Shaquille O’Neal është shndërruar në investitor dhe anëtar i bordit drejtues të kompanisë së mirënjohur të picave “Papa John’s”.

Ylli i kampionatit të basketbollit NBA mori pjesë në një festë të organizuar për komunitetin brenda kampusit të universitetit Georgia Tech, në qytetin Atlanta. Shaquille O’Neal njoftoi në muajin mars se kishte investuar në nëntë piceri në këtë qytet. Më vonë ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të kësaj kompanie të madhe amerikane, si dhe në vazhdim u caktua edhe në detyrën e zëdhënësit të kompanisë.

Në festën e organizuar për komunitetin, O'Neal luajti basketboll me fëmijët duke i ndihmuar ata të shënojnë trepikëshat e largët. Fëmijët pjesëmarrës u argëtuan duke kërcyer nën tingujt e muzikës dhe shijuan falas picat e kompanisë Papa John’s.