Malësia e Madhe nderon 13 martirët antikomunistë të Hotit

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Në Hot të Malësisë së Madhe u përkujtuan 13 martirët antikomunsitë të këtij fshati, të vrarë, burgosur apo internuar gjatë viteve të regjimit komunist. Këshilli i Qarkut të Shkodrës, duke vlerësuar guximin dhe qendresën e tyre kundër diktaturës dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, i nderoi ata pas vdekjes me titullin"Nderi i Qarkut të Shkodrës". Në ceremoninë e organizuar në Hot ishin të pranishëm edhe familjarë të martirëve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.