Muajt e nxehtë të verës shkaktojnë shpesh një nxehje të madhe të asfaltit në rrugë. Për shkak të ngjyrës së zezë të tij, asfalti thith më shumë dritë dhe lëshon më shumë nxehtësi. Për këtë arsye në qytetin e Los Anxhelosit është gjetur një mënyrë për të ftohur rrugët e asfaltuara duke testuar të ashtuquajturën shtresë e e ftohtë. Zyrtarët thonë se ajo ndihmon në uljen e temperaturës së sipërfaqes më shumë se 10 gradë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan njofton.
Punonjësit e Agjencisë së Shërbimit Rrugor të Los Anxhelosit kanë një mision, të ulin temperaturën e rrugëve të asfaltuara
Ata kontrollojnë temperaturën në sipërfaqet ku kanë hedhur një shtresë të re eksperimentale prodhuar të thithë më pak nxehtësi dhe për t’i mbajë rrugët e ftohta.
"Sapo testuam temperaturën e sipërfaqes së rrugës me këtë shtresë dhe është rreth 50 gradë. Tani le ta krahasojmë me temperaturën e këtij asfalti të zi, në këtë rrugë me pemë ...këtu është rreth 61 gradë. Pra ka një ndryshim me rreth 10 gradë", thotë Greg Spotts, i Agjencisë së Shërbimit Rrugor të Los Anxhelosit.
Los Anxhelosi ka në planifikon ta aplikojë këtë shtresë në rreth 1500 blloqe qytetesh gjatë dekadës së ardhshme.
"Ky material është një përzierje me bazë asfaltin, përbërë nga materiale të ngjashme me të rrugës, por shumë më i hollë. Është paksa si bojë. Ai përmbush standartet e duhura duke mos e bërë rrugën më të rrëshqitshme. Por për t’u treguar sa më të kujdesshëm, po e aplikojmë në rrugët e kësaj lagjeje të qetë".
Ekspertët thonë se ftohja e qyteteve të mëdha si Los Anxhelosi është me rëndësi, pasi nëse ngrohja globale vazhdon me ritmin aktual, temperaturat do të vazhdojnë të rriten, veçanërisht në zonat kryesore urbane si kjo. Shkencëtarët shpresojnë shumë tek ky projekt.
"Nisëm ta zbatojmë projektin në 2014-n dhe në atë kohë aktivistët e mjedisit erdhën tek ne dhe na thanë: duhet të përdorni shtresa të ftohta për rrugët. Sipas një raport që na ra në dorë askush nuk kishte provuar kurrë ta bënte këtë gjë në një rrugë publike në Kaliforni. Deri tani kemi shpenzuar rreth 300 mijë dollarë dhe kemi shtruar 40 blloqe qytetesh”.
Banorët janë të kënaqur me rezultatet.
"Mund ta shohësh ndryshimin kur je duke ngarë makinën dhe vjen këtu nga një lagje tjetër. Nuk e ndjen aq shumë të nxehtin", thotë Lass, banor.
Projekti është ende në fazën eksperimentale të tij dhe egzistojnë shqetësime se çfarë ndikimi negativ mund të ketë në efektivitetin e kësaj shtroje, rrëshqitja e gomave.
Por nëse gjithçka shkon mirë, zyrtarët e qytetit të Los Anxhelosit shpresojnë ta zgjerojnë programin duke e përdorur këtë veshje për rrugët edhe për të ftohur çatitë e trotuarët.