Në një intervistë me Zërin e Amerikës, avokati i çështjeve të imigracionit Peter Lumaj, thotë në se dy partitë kryesore politike në Shqipëri nuk kanë vënë në krye interesin e Shqipërisë, por interesin e tyre politik. Zoti Lumaj komentoi për gjendjen politike në Shqipëri, duke përfshirë reformën në drejtësi. Avokati Lumaj jeton në shtetin Connecticut, njihet si mbështetës i Presidentit Donald Trump dhe është përpjekur disa herë të zgjidhet në poste politike në Shtetet e Bashkuara.