Vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e udhëheqjes së re të BE-së

Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, Ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula von der Leyen mund të zgjidhet Presidente e Komisionit Europian.

Sipas të njëjtit burim, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde mund të bëhet presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane, pas një marrëveshjeje midis Francës dhe Gjermanisë.

Një burim diplomatik tha se Presidenti francez Emmanuel Macron i kishte propozuar homologes së tij gjermane Angela Merkel që zonja Lagarde të merrte postin e lartë të Bankës Qendrore Evropiane.

Sipas këtij burimi, zonja Merkel u shpreh "shumë pozitivisht" për këtë propozim.