Australi: Reagime pas bastisjes s zyrave të ABC-së

Mediat australiane dhe grupet e të drejtave kritikuan policinë federale për bastisjen e zyrave të Korporatës Australiane të Transmetimeve (ABC), për shkak të dyshimeve për publikim të materialeve sekrete.

Bastisja të mërkurën e zyrës qendrore të transmetuesi kombëtar televiziv, që financohet nga qeveria, erdhi një ditë pasi policia bastisi shtëpinë e një prej redaktorëve kryesorë të gazetës “The Sunday Telegraph”.

“News Corp Australia”, kompania mëmë e “The Sunday Telegraph”, tha se bastisja "përbën një akt të rrezikshëm frikësimi ndaj atyre që janë të angazhuar për të thënë të vërtetat e dhimbshme".

Drejtori redaksional i Korporatës Australiane të Transmetimeve David Anderson tha në një deklaratë se "është tejet e pazakontë që transmetuesi kombëtar të bastiset në këtë mënyrë".

Kryeministri i sapo rizgjedhur Scott Morrison u përpoq ta distancojë veten nga ngjarja. Ai tha se ndërsa Australia ka rregulla të qarta për mbrojtjen e lirisë së shtypit, ka gjithashtu rregulla të qarta, për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.