Japoni, dy të vrarë nga një sulm me thikë

Zyrtarët japonezë thonë se një person goditi me thikë pa dallim njerëzit në një stacion autobusi, duke vrarë një burrë dhe një nxënëse shkolle dhe duke plagosur të paktën 16 të tjerë, kryesisht fëmijë shkolle. Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes pranë qytetit Kawasaki të Tokios.

Një buqetë me lule shënon zonën ku, sipas autoriteteve, një burrë me thika në të dyja duart dhe me thirrjet “do t’ju vras” sulmoi një grup nxënësish që ishin duke pritur në një stacion autobusi pranë qytetit Kawasaki.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se fëmijët duhet të mbrohen:

"Ishte një incident i tmerrshëm dhe u indinjova thellë kur pashë që midis viktimave kishte fëmijë të vegjël. Lutem për ata që u vranë në këtë incident dhe dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve".

Autoritetet thonë se personi që dyshohet se sulmoi vrau veten me thikë. Deri në 16 njerëz të tjerë u plagosën, duke përfshirë disa të rritur.

Edhe Presidenti Trump shprehu ngushëllime për familjet e viktimave gjatë vizitës në një anije në Japoni:

"Në emër të Zonjës së Parë dhe timin dëshiroj të shpreh lutjet tona dhe keqardhjen për viktimat e sulmit me thikë sot në Tokio. Të gjithë amerikanët i qëndrojnë pranë popullit të Japonisë dhe pikëllohen për viktimat dhe familjet e tyre."

I dyshuari nuk është identifikuar dhe ende nuk dihet motivoi i sulmit.