Shpallen fajtorë 14 të akuzuarit për grusht shteti në Mal të Zi

Your browser doesn’t support HTML5

Gjykata e lartë në Podgoricë, të enjten shpalli fajtorë të gjithë personat e akuzuar për planifikimin dhe rrëzimin e dhunshëm të qeverisë malazeze, në tetor 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Trupi gjykues i dënoi ata me gjithsej 69 vjet e shtatë muaj heqje lirie.