Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan prezantojnë djalin para kamerave

Princi i Britanisë Harry dhe gruaja e tij Meghan i prezantuan të mërkurën botës djalin e tyre të porsalindur.

Çifti mbretëror vendosi të shmangë traditën e fundit mbretërore të pozimit përpara fotografëve me foshnjen disa orë pas lindjes, duke i lënë mediat botërore dhe admiruesit e mbretërisë në pritje për ta parë djalin e tyre.

Vogëlushi, nipi i tetë i mbretëreshës 93-vjeçare Elizabeth, me mbretërimin më të gjatë në historinë botërore, nuk do të jetë automatikisht princ apo të njihet si "lartësia e tij Mbretërore", deri në momentin kur mbretëresha të lëshojë një dekret për këtë çështje.