Tensionet mes ligjvënësve demokratë dhe Departamentit të Drejtësisë

Në Shtetet e Bashkuara, Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve takohet të martën me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, ndërsa të dyja palët po përpiqen të zgjidhin një mosmarrëveshje lidhur me një kopje të paredaktuar të raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller me konkluzionet e hetimit të tij ndaj ndërhyrjes ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Komisioni të hënën e cilësoi refuzimin nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr për dorëzimin e një kopjeje të plotë të raportit të zotit Mueller si mospërfillje ndaj Kongresit dhe Kryetari i Komisionit, ligjvënëvi Nadler caktoi ditën e mërkurë për të votuar për mënyrën e formulimit të këtij qëndrimi.

Kjo shënon një përshkallëzim të ri të marrëdhënies së tensionuar mes Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët dhe Presidentit republikan Donald Trump dhe administratës së tij, që demokratët po përpiqen ta hetojnë. ((36)) Raporti i Prokurorit të Posaçëm Mueller arriti në përfundimin se as zoti Trump dhe as fushata e tij nuk bashkëpunuan me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitojë Shtëpinë e Bardhë, por nuk arriti në përfundimin në se Donald Trump, si president, pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të pengonte hetimin 22-mujor të Prokurorit Mueller. Prokurori i Përgjithshëm Barr vendosi vetë, se gjetjet e raportit nuk garantonin akuza për pengim të drejtësisë nga Presidenti.