Qindra mijëra vetë rrezikohen nga përmbytjet në Mozambik

Përmbytje masive kanë përfshirë zona veriore të Mozambikut të shkaktuara nga cikloni që goditi vendin tre ditë më parë. Në disa komunitete vërshimi ka sjellë afro 1 metër ujë dhe autoritetet kanë udhëzuar banorët të strehohen në zona më të larta. Qindra mijëra njerëz janë në rrezik, pasi meteorologët parashikojnë rreshje të reja në ditët në vazhdim.

Në zonat e goditura nga vërshimet e deritanishme kanë shkatërruar banesa dhe autoritetet kanë dërguar ekipe shpëtimi për të nxjerrë banorët e bllokuar.

Cikloni Kenneth goditi këtë vend të Afrikës jugore gjashtë javë pas ciklonit Idai që kishte goditur pjesën qendrore të vendit duke shkaktuar vërshime të fuqishme që lane 600 të vdekur.

Në gjithë periudhën që kur filluan të regjistrohen stuhitë në Mozambik, kjo është hera e parë që vendi goditet nga dy ciklone brenda një sezoni shirash. Klimatologët po e komentojnë këtë fenomen si pasojë e ngrohjes globale.