Shqipëri, sektori i bujqësisë kërkon mbështetje

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, sektori i bujqësisë vazhdon të mbështetet nga programet e Bashkimit Europian dhe ato të Ministrisë së Bujqësisë. Nga viti në vit, skemat e mbështejes kanë ndryshuar, duke u bërë disa herë të paaritshme për fermerët. Por këtë vit, drejtues të bujqësisë në Qarkun e Shkodrës thonë se në fokus janë skemat e thjeshta, me përfitues të drejpërdrejtë fermerin dhe jo si vitet e mëparshme ku mbështetja është përqendruar tek investimet në bujqësi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell në kronikën e tij përvojën e një fermeri nga Vermoshi, skaji me verior i Shqipërisë.