Në 5 maj në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet balotazhi për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Gjatë raundit të parë të votimit, i cili u zhvillua ditën e dielë, asnjë prej tre kandidatëve në garë nuk arriti të marrë mbi 50 për qind të votave të nevojshme për t’u shpallur president.
Në raundin e dytë do të garojnë Stevo Pendarovski, kandidati i mbështetur nga koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kandidatja e opozitës mbështetur nga VMRO DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova. Kandidati Blerim Reka, i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, arriti të marrë rreth 11 për qind të votave, e për këtë shkak nuk do të garojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pritshmëritë, pjesmarrjen e ulët, kryesisht në radhët e komunitetit shqiptar, Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë me zotin Albert Musliu, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Iniciativa Demokratike. Zoti Musliu ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në një konferencë mbi Ballkanin perëndimor, nën kujdesin e disa organizatave studimore.
Your browser doesn’t support HTML5