Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e një gazetareje.
Autoritetet nuk kanë identifikuar me emër të ndaluarit, njëri 18 dhe tjetri 19-vjeçar të arrestuar sot në Londenderi në përputhje me ligjet anti-terroriste. Ende nuk është ngritur padi, por të ndaluarit janë dërguar në Belfast për t’u marrë në pyetje, njoftojnë autoritetet.
Policia beson se të paktën njëri nga personat mund të ketë lidhje me organizatën IRA, një grup paraushtarak që kundërshton taktikat paqësore dhe synon bashkimin e Irlandës me çdo mjet.
Gazetarja Lyra McKee u qëllua në kokë të enjten në darkë, gjatë trazirave në distriktin Creggan të Londonderit. Ajo kishte postuar në median sociale foto të trazirave me diçiturën “Sonte në Deri… çmenduri e vërtetë”.