Ukraina thotë se ka kapur një grup "terrorist" rus

Autoritetet ukrainase thonë se kanë arrestuar shtatë persona që, sipas tyre janë dërguar nga shërbimet ruse të sigurisë, për të kryer vrasje politike dhe akte të tjera "terroriste", përfshirë vrasjen e agjentëve të shërbimeve sekrete të Ukrainës.

Shefi i shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) Vasyl Hrytsak e bëri njoftimin të mërkurën (17 prill), katër ditë nga mbatja e votimeve për balotazhin në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës.

Në një konferencë shtypi, zoti Hrytsak tha se SBU-ja pengoi "një grup sabotarorësh dhe zbuluesish terroristë të shërbimeve speciale ruse "prej shtatë personash, të cilët u arrestuan të gjithë”.

Ai tha se mërkurën u arrestua edhe një person që ndihmoi grupin, por mbetet e paqartë nëse ai ishte krahas të shtatëve të arrestuar.

Rusia morri nën kontroll gadishullit e Krimesë në mars të vitit 2014 dhe u ka dhënë mbështetje të fortë militantëve që mbajnë pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në luftë, gjatë së cilës janë vrarë rreth 13 mijë persona që nga prilli 2014.

Zoti Hrytsak thotë se që nga fillimi i vitit 2017, shërbimet ruse të sigurisë kanë dërguar disa grupe sabotazhi "që kanë vepruar në mënyrë anonime" në pjesë të ndryshme të Ukrainës, përfshirë atë pjesë që është nën kontrollin e separatistëve të rajonit të Donetskut.

Ai tha se këto grupe ishin përgjegjëse për disa sulme përfshirë atë të hedhjes në erë të një makine ku si pasojë u vra oficeri i shërbimit të zbulimit ushtarak ukrainas Maksim Shapoval, në qershor 2017. Një sulm tjetër në Kiev më parë gjatë këtij muaji gjithashtu ndaj një oficeri të zbulimit, dështoi. Prokurorët thanë se personi i dyshuar për vendosjen e bombës më 4 prill, u vra nga shpërthimi. Megjithatë zoti Hrytsak tha se i dyshuari, një shtetas rus, ishte gjallë dhe u kishte dhënë informacione autoriteteve ukrainase.

Zoti Hrytsak tha se "organizatori i vërtetë" i operacioneve në një prej të cilave u vra Maksim Shapovali, ishte një oficer rus i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Dmitry Minayev.

Zyrtarët e SBU-së kanë identifikuar një nga shtatë të dyshuarit si Timur Dzortov, që siç thanë ka mbajtur detyrën e zëvendës shefit të stafit të udhëheqësit të rajonit rus të Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov, në vitet 2015- 2017. Deri tani nuk ka patur asnjë koment nga zyrtarët rusë rreth arrestimeve.