Syri i Sheganit, fshati që la pas kontrabandën

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Liqeni i Shkodrës, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të rajonit të Ballkanit. Më shumë se 20 vite më parë, ujrat e këtij liqeni shërbyen për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në zonën e Syrit të Sheganit, e njohur si një nga ish qendrat më të mëdha të kontrabandës së naftës pas vitit 1992. Ai thotë se banorët tashmë i janë drejtuar traditës së peshkimit dhe turizmit, si mundësi për zhvillimin e ekonomisë familjere.