Parlamenti i Kosovës krijon komisionin kundër krimeve të luftës

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të veçantë për dënimin e krimeve të luftës dhe gjenocidin e ushtruar nga shteti serb ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë. Komisioni që do të ketë synim propozimin e nismave ligjore për të dënuar krimet e luftës, pasoi deklaratat e fundit të zyrtarëve serb të përfshirë në institucionet e Kosovës dhe autoriteteve në Beograd që mohojnë krimet e luftës. Për ngjarjet e fundit reagoi edhe ambasada amerikane në Prishtinë e cila tha se mohimi i mizorive ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik