Trupat e tre marinarëve amerikane të vrarë nga një bombë në Afganistan mbërritën në Shtetet e Bashkuara.
Arkivolët me trupat e ushtarëve të rënë në detyrë, veshur me flamuj kombëtar arritën në bazën ajrore të Dover-it, në shtetin lindor të Delaware-it, mbrëmjen e së enjtes.
Pentagoni tha se marinsat e moshës nga 25 në 43 vjeç (Christopher KA Slutman 43 vjeç, Benjamin S. Hines 31 vjeç, dhe Robert A. Hendriks, 25 vjeç, nga Locust Valley) u vranë ditën e hënë pasi një bombë goditi makinën e tyre pranë bazës ajrore Bagram në veri të Kabulit. Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.
Kjo ngjarje e çon në shtatë numrin e trupave amerikane të vrarë këtë vit në Afganistan, ndërsa Uashingtoni po rrit përpjekjet për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit 17-vjeçar.