Afganistan: Të paktën katër të vdekur nga dy shpërthime

Zyrtarët në Afganistanin jugor thonë se të paktën katër persona humbën jetën dhe mbi 30 u plagosën në dy shpërthime gjatë një panairi bujqësor, që po mbahej për të shënuar festimet tradicionale të Vitit të Ri.

Autoritetet thonë se shpërthimet të shtunën ndodhën në Lashkar Gah, kryeqyteti i rajonit të tensionuar, Helmand.

Dëshmitarët në sulm thanë se në fillim një shpërthim i vogël ndodhi brenda një tende në stadium. Kur njerëzit filluan të vraponin drejt daljes, një shpërthim i dytë goditi turmën.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, megjithëse talebanët shpesh kryejnë sulme të këtij lloji.