BE mbështet Shqipërinë e Malin e Zi për përballimin e emergjencave

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Mbështetur nga një program i Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Mali i ZI po bashkëpunojnë në përballimin e katastrofave natyrore. Në takimin e zhvilluar sot në Shkodër u tha se, si Mali i Zi ashtu edhe Shqipëria ende nuk kanë strukturat dhe kapacitetet e mjaftueshme logjistike dhe njerëzore për përballimin në kohë të situatave të rënda të fatkeqësive natyrore.

Vitet e fundit, të dy vendet fqinjë janë prekur nga përmbytje masive dhe fatkeqësi të tjera natyrore, që kanë shkaktuar dëme jo vetëm në mjedisin e përbashket natyror, por edhe në ekonomitë e tyre.