Raport mbi kapacitetet mbrojtëse të Phenianit

Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara që i është paraqitur Këshillit të Sigurimit, Koreja e Veriut po punon për t’u siguruar që armët e saj t’i shmangen shkatërrimit nga goditje ajrore ushtarake.

Raporti vjen ndërsa Presidenti Donald Trump thotë se është bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në marrëdhëniet me Korenë e Veriut dhe bëri publike gjatë fjalimit për gjendjen e vendit se takimi i dytë i nivelit të lartë me Kim Jong Unin do të mbahet më 27-28 shkurt në Vietnam. Zoti Trump e pranoi se “mbetet shumë punë për të bërë”.

Koreja e Jugut e mirëpriti lajmin.

Raporti konfidencial i OKB-së, që fillimisht u bë publik nga Reuters të hënën, përmendte të dhëna se Koreja e Veriut kishte përdorur objekte civile, përfshirë aeroporte, për montimin dhe provat me raketa balistike me synimin për të parandaluar në mënyrë efektive goditjet asgjësuese.

Përveç kësaj në raportin me 317 faqe thuhet se Koreja e Veriut
vazhdon të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit përmes një rritjeje masive të transefrimeve të paligjshme përmes anijeve të produkteve të naftës dhe qymyrit”, duke i bërë të pavlefshme sanksionet e fundit të OKB-së.