Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras takohet të martën me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Kjo vizitë e tij shihet si një përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy rivalëve rajonalë.
Alexis Tsipras i tha Agjencisë turke të Lajmeve se duhen krijuar kushte për kryerjen e hapave historikë në marrëdhëniet greko-turke. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Tsipras kanë krijuar një marrëdhënie bashkëpunimi me tyre, me qëllimin për të vendosur marrëdhënie miqësore mes të dy vendeve. Mosmarrëveshjet shumëvjeçare për çështje territoriale i kanë dëmtuar marrëdhëniet mes tyre dhe i kanë çuar në prag të luftës më tepër një herë të dyja vendet, të cilat janë anëtare të NATO-s.