Mal i Zi: Partitë politike dalin të bashkuara në zgjedhjet lokale në Tuz
Your browser doesn’t support HTML5
Në zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit në Malësi me shumicë shqiptare, për herë të parë, partitë politike shqiptare dalin të bashkuara. Ky veprim në opinion u vlerësua si tejet i rëndësishëm dhe shenjë e mirë për të ardhmen e shqiptarëve në Malin e Zi.