Ministri i Jashtëm i Turqisë u takua të hënën me një eskperte juridike të Kombeve të Bashkuara, që është duke zhvilluar hetime për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Ankaraja ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për këtë çështje.
Hetuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard, do të jetë në Turqi deri të shtunën, për të zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet turke, përfshirë kryeprokurorin e Stambollit.
Zyrtarët sauditë nuk kanë konfirmuar në se i janë përgjigjur kërkesës së zonjës Callamard për t’u takuar me ambasadorin saudit në Turqi dhe për një vizitë pune në Arabinë Saudite, si pjesë e hetimit që ajo po zhvillon.