SHBA, arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë

Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Presidenti tha se një komision dypartiak do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t'i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai.