Kryeministri Rama goditet me vezë në parlament

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri Edi Rama u godit sot me vezë nga një deputet i opozitës në fillim të fjalës së tij në parlament, kur sapo nisi të flasë për protestat e studentëve. Deputetët e opozitës sapo ishin kthyer në seancë plenare pas një bojkoti prej 6 muajsh. Shumica socialiste kërkoi përjashtimin e deputetit Hasa, që goditi me vezë dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në sheshin para parlamentit disa mijëra studentë dhe përkrahës të opozitës protestuan për të drejtat e të rinjve universitarë, që janë sot në ditën e 16 të protestave të tyre.