Kancelarja Merkel largohet nga drejtimi i partisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel largohet pas 18 vitesh nga posti i kryetares së partisë Bashkimi Kristian Demokrat, një parti e qendrës së djathtë.

Në fjalimin e saj të lamtumirës në kongresin e CDU-së që u mbajt të premten në Hamburg, zonja Merkel falënderoi stafin e saj dhe tha se partia "nuk është kurrë një person i vetëm, por e gjithë anëtarësia bashkë".

Zonja Merkel njoftoi në tetor se nuk do të kandidojë për t'u rizgjedhur si kryetare e partisë, por ajo planifikon të qëndrojë në detyrën e kancelares deri në fund të mandatit aktual që përfundon në vitin 2021.

Megjithatë shanset janë që zgjedhjet të zhvillohen përpara kësaj date.64 vjeçarja Angela Merkel largohet në një kohë kur një sërë sondazhesh tregojnë një rënie të popullaritetit të saj për shkak të politikës liberale ndaj refugjatëve.

Dy pretendentët kryesorë për drejtimin e partisë janë sekretarja e Përgjithshme e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) 56 vjeç si dhe avokati i partisë Friedrich Merz, 63 vjeç.