Mattis përgëzon afganët në përpjekjet për pajtim politik

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis përgëzoi forcat afgane për mbështetjen që i kanë dhënë luftës kundër talebanëve pavarësisht pasojave, me më shumë se 1 mijë të vrarë gjatë muajve gusht e shtator të këtij viti.

Gjatë një diskutimi të martën në mbrëmje në Institutin amerikan të Paqes, zoti Mattis vlerësoi afganët që ia kanë dalë siç tha të parandalojnë talebanët të marrin kontrollin e qendrave administrative e krahinave, si dhe i kanë penguar ata të krijojnë trazira në zgjedhjet e fundit në vend.

Zoti Mattis dhe gjenerali i lartë i Shteteve të Bashkuara Joseph Dunford ranë dakord se strategjia rajonale për pajtimin politik me talebanët po përparon, por sipas zotit Mattis shkakton pikëllim të fortë fakti që ky progres po shoqërohet me dhunë.