Të hënën në fuqi sanksionet amerikane lidhur me Skripalin

Sanksionet amerikane kundër Rusisë lidhur me një sulm me agjent nervor në Britani do të fillojnë të zbatohen të hënën, njoftohej të premten në Regjistrin Federal, një katalog i përditshëm i veprimeve dhe rregulloreve të agjencive qeveritare.

Planet e Departamentit të Shtetit për të ndërprerë ndihmën e huaj, disa procese të shitjes së armëve e financime për Rusinë, sikurse ndalimi i eksportimit të mallrave sensitivë që lidhen me sigurinë dhe teknologjinë pritet të publikohen zyrtarisht më 27 gusht.

Planet për vendosjen e sanksioneve u njoftuan nga administrata Trump më 8 gusht dhe lidhen me atë që Departamenti i Shtetit thotë se ishte përgjigjja ndaj përdorimit nga Moska të një substance nervore kundër një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani.