Hoti: Nuk është koha për ndarje e shkëmbim territoresh

Your browser doesn’t support HTML5

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i tha Zërit të Amerikës se partia e tij nuk është e gatshme për shkëmbim territoresh, por kërkon që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve të sigurojë njohje të ndërsjellë dhe ruajtje të karakterit unitar të Kosovës.