Libri "Saga e Blloshmëve" dhe krimet e komunizmit

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Instituti për studimin e krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri promovoi të martën në Shkodër librin "Saga e Blloshmëve", me autor ish të burgosurin politik Bedri Blloshmi. Në këtë libër, mes dokumenteve arkivore dëshmohet për persekutimin që regjimi komunist i ka bërë familjes Blloshmi. Instituti i studimit të krimeve dhe pasojat e komunizmit ka botuar vitet e fundit më shumë se 60 libra me dëshmi nga krimet e komunizmit, pjesa më e madhe me autorë ish të dënuarit politikë në burgjet dhe kampet e diktaturës.