Vatra të reja vullkanike në Havaji

Dy të çara të reja në tokë që nxjerrin llavë dhe gaz janë hapur në një komunitet në Havaji, ku janë djegur plotësisht 35 godina. Guvernatori Ige ka kërkuar shpalljen e situatës së emergjencës, në mënyrë që të mundësohet edhe ndihma e qeverisë federale.

Zyrtarët njoftuan se në parkun Leilani ka 12 vatra shpërthimesh vullkanike.

“Janë shpërthime tipike të kësaj zone. Ka patur në vitin 1955 shpërthime vullkanike që zgjatën 88 ditë. Këto të çara hapen me shpejtësi. Fillimisht del shumë avull dhe më pas nxjerrin edhe llavë”, thotë gjeologia Janet Babb, e Shërbimit Amerikan të Gjeologjisë.

Gjatë një takimi me të evakuarit, Guvernatori David Ige tha se i ka kërkuar administratës Trump që zona të shpallet në situatë emergjence, duke i mundësuar kështu edhe përfitimin e asistencës së qeverisë federale.

Banorëve të zonës së evakuar po u lejohet të kontrollojnë gjendjen e pronave të tyre, por duhet të jenë të gatshëm të largohen menjëherë në rast nevoje.

Nuk asnjë tregues se kur mund të ndalojë nxjerrja e llavës, apo se deri ku mund të përhapet.