SHBA, Merilend: Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë

Dy nxënës u plagosën gjatë një incidenti me armë zjarri në një shkollë të mesme të shtetit të Merilendit, njoftoi departamenti i sherifit i kontesë së Saint Mary. Autoritet njoftuan se autori i ngjarjes vdiq në spital.

Autoritetet publike shkollore njoftuan se "studentët po evakuohen" nga shkolla e mesme “Great Mills” dhe po dërgohen të gjithë në një qendër në një shkollë të mesme në Leonardtown.

Dy nxënësit e plagosur një vajzë dhe një djalë u dërguan në spital dhe sipas autoriteteve vajza ndodhet në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas të shtënave autoritetet e bllokuan shkollën e mesme “Great Mills” që ndodhet në jug të Merilendit, rreth 109 kilometra nga Uashingtoni.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik emrin e autorit të ngjarjes apo motivet e tij.

Incidentet me armë në shkolla janë shdëruar në një çështje kombëtare pas masakrës së 14 shkurtit ku në një shkollë të mesme në Parklend të Floridës u vranë 17 vetë, nxënës e mësues.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme “Great Mills” në kontenë “Saint Mary”. Mbetet ende e paqartë nëse incidenti ka shkaktuar të lënduar. Policia e konfirmoi "incidentin" dhe nëpërmjet një postimi në Twitter i nxiti prindërit të mos i afrohen shkollës. Great Mills është një qytet rreth 113 km në jug të kryeqytetit amerikan Uashington DC.