Ndërroi jetë zyrtari i BDI-së, Ademi

Pas një sëmundjeje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë Abdilhaqim Ademi, ish-zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bartës i posteve të larta qeveritare në Maqedoni. Ai ishte 48 vjeç.

Nga viti 2008 deri 2011 ishte zëvendës-kryeministër i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Më pas kreu detyrën e ministrit të Ambientit jetësor dhe atë të ministrit të Arsimit.

Z. Ademi ishte deputet i BDI-së menjëherë pas themelimit të partisë, nga viti 2002 – 2006.

Ai la pas gruan dhe një djalë. Varrimi i Abdilhaqim Ademit bëhet të premten në vendlindjen e tij, Shemshovë të Tetovës.