Dy atletë rusë po e festojnë ditën e Shën Valentinit me një ceremoni martese në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
Skiatori olimpik i stilit të lirë Semen Denschikov u martua me skiatoren e slitës Olga Potylitsina, e cila nuk është pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike.
Në ceremoninë e martesës së tyre, në këtë ditë romantike të vitit, morën pjesë anëtarë të ekipit olimpik rus.