Policia në Bangladesh po merr masa për protesta të reja në kryeqytetin Dhaka, pasi gjykata dënoi me pesë vjet burg ish kryeministren e vendit, të akuzuar për korrupsion.
Mijëra përkrahës të Khaleda Zia-s ishin mbledhur para gjykatës dhe më pas pati edhe përleshje me policinë..
Gjykata e gjeti fajtore ish kryeministren për përvetësimin e 250,000 dollarëve nga një fond i caktuar për ndërtimin e një jetimoreje. Zonja Zia i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, si të motivuara politikisht.
Khaleda Zia, udhëheqësja e Partisë Nacioanliste të Bangladeshit, pritet ta apelojë vendimin, që mund të ndikonte në kandidimin e saj në zgjedhjet e përgjithshme që janë në plan të zhvillohen në dhjetor.