Ushtria e Turqisë thotë se ka pësuar ditën më të përgjakshme në ofensivën e saj kundër milicive siriane në Sirinë veriore.
Shtatë ushtarë turq u vranë të shtunën.
Në kundërpërgjigje Turqia tha se avionët e saj më vonë goditën objektivat kurde në zonën nga ku u krye sulmi.
Operacioni "Dega e Ullirit" e Turqisë nisi në fund të muajit të kaluar kundër forcave,kurde në Siri, YPG një milici që shihet nga Ankaraja si një grup terrorist i lidhur me separatistët kurdë në Turqi. Turqia ka humbur gjithsej 14 ushtarë në operacionin e saj.
Ibrahim Kalin, një zëdhënës i presidentit turk, tha të shtunën se Turqia nuk do të tolerojë praninë e YPG-së "kudo" përgjatë kufirit me Sirinë.