Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka bllokuar ish-presidentin katalanas Carles Puigdemont që të marrë përsëri atë post.
Gjykata Kushtetuese vendosi të shtunën se ish-presidenti i kërkuar nuk mund të kryente detyrën nga jashtë vendit nëse kthehej në postin presidencial përmes një votimi të parlamentit rajonal të martën.
Puigdemont ka thënë se mund ta bëjë betimin në distancë përmes një videokonference.
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka thënë se Puigdemont nuk mund të kryej detyrën si president katalanas gjatë mërgimit dhe se nëse zgjidhet atëherë pezullimi i autonomisë së Katalonjës do të mbetet në fuqi.
Puigdemont është i vetmi kandidat për president.
Ai udhëhoqi përpjekjet e vitit të kaluar për referendumin për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, i cili u mbështet nga shumica e njerëzve që votuan. Pasi qeveria në Madrid shpërndau parlamentin dhe pezulloi autonominë e rajonit, Puigdemont iku në Bruksel. Ai përballet me arrestim nëse kthehet në Spanjë.
Udhëheqësit e tjerë të lëvizjes së pavarësisë mbeten në mërgim ose në burg në Spanjë.