Për më shumë se një muaj me radhë, debatet dhe zhvillimet politike në Kosovë janë mbizotëruar nga reagimet që nxiti një nismë e një grupi deputetësh për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte. Nisma tashmë i është dërguar qeverisë për të dhënë mendimin e saj për të, një procedurë e zakonshme që vazhdon ta mbajë këtë çështje në rend dite. Diplomatët amerikanë dhe evropianë kanë paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin miratimi i mundshëm i saj por edhe për pasojat e drejtpërdrejta për udhëheqësit politikë që e mbështesin atë.
Nismëtarët e saj thonë se Gjykata e Posaçme është diskriminuese meqë do të trajtojë vetëm pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diplomatët pohojnë se ajo nuk duhet të preket dhe se do të trajtojë krimet individuale dhe nuk është e drejtuar as kundër Ushtrisë Çlirimtare e as kundër shqiptarëve.
Për të diskutuar këtë dhe çështje të tjera lidhur me zhvillimet në Kosovë, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë nga Nju Jorku me analistin Haki Abazi.
Your browser doesn’t support HTML5