Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare, duke i dhënë fund kështu koalicionit qeveritar. Partia kishte dy ministra, tre zëvendës-ministra, një sekretar shtetëror dhe disa drejtorë të institucioneve qeveritare dhe publike dhe pasi kryeministri Zoran Zaev nuk deshi që postin e ministrit të Shëndetësisë t’ia lërë Aleancës pas zgjedhjeve lokale, megjithëse i ofroi si shkëmbim një post zëvendës-kryeministri për reforma në qeveri, partia shqiptare nuk pranoi për arësye parimore, ndërsa ofertën e quajti një nënçmin.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi në qeveri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, e cila bënte pjesë në Aleancën për Shqiptarët, vazhdon të mbetet ministër i Pushtetit vendor.
Partia e Ziadin Selës konsiderohej si tejet meritore për formimin e qeverisë së re dhe votat e saj në parlament ishin vendimtare për këtë.
Aleanca për shqiptarët megjithatë ka lënë të kuptohet se do t’i mbështesë reformat e mirëfillta që do ta afronin vendin drejt Bashkimit Evropian