Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, me të cilin Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë në programin televiziv Ditari.
Your browser doesn’t support HTML5
Duke komentuar për reformën në drejtësi, zoti Bogdani tha se vettingu për prokurorët dhe për gjyqtarët është një reformë për të gjithë, në një kohë që politikanët nuk duan të bëjnë një vetting për veten e tyre. Rasti i zotit Tahiri do të ishte një rast shumë i mirë për të treguar në se drejtësia do të fillojë të funksionojë sic duhet apo jo. Ajo që u tregua është që njerëzit e pushtetit, njerëzit e politikës, pavarësisht ngjyrave - në këtë rast i qëlloi zotit Tahiri pasi ai është përgjegjësi për lidhjet me krimin në këtë rast - janë të paprekshëm, në një kohë që ata që vuajnë janë qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që diskutohet cështja e zotit Tahiri, dhe mbrohej zoti Tahiri dhe nuk i hiqej imuniteti, katër aktivistë të shoqërisë civile të cilët protestuan për ambjentin, u dënuan me nga dy muaj burg nga gjykata e krimeve të rënda për më tepër. Zoti Bogdani e quajti këtë paradoksin e politikës shqiptare.