15 vjet mësim i gjuhës shqipe në Universitetin e Arizonës

Your browser doesn’t support HTML5

Këtë vit instituti i Gjuhëve Kritike në Universitetit e Arizonës shënon 15 vite të mësidhënies edhe në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për kurse intensive verore që zhvillohen çdo vit prej 2002. Sigurisht të intrigon fakti që ka një interes në rritje për të mësuar gjuhën shqipe, qeveria amerikane e ka përfshirë atë në listën e gjuhëve kritike, që i referohet atyre gjuhëve për të cilat ka një kërkesë të lartë për profesionistë që kanë njohuri mbi të, por oferta është e ulët. Dhe krahas një interesi kulturor, dukshëm ka interesa të tjera që lidhen me nevojën për të mësuar shqipen, që favorizohet edhe prej pozitës gjeogragike të vendit.
Për të mesuar më shumë si lindi programi i gjuhës shqipe, Zëri i Amerikës intervistoi Linda Mënikun, pedagoge e Universitetit të Tiranës dhe themeluese e programit të gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve Kritike të Universtitetit të Arizonës.

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me pedagogen e gjuhës shqipe, Linda Mëniku