Përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë dhe Iranit arritën sot një marrëveshje për krijimin e katër zonave të sigurta në të gjithë Sirinë.
Krerët e delegacioneve, aleatë të regjimit sirian, e nënshkruan marrëveshjen gjatë një takimi në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Ndërkohë disa anëtarë të delegacionit të opozitës siriane kundërshtuan dhe u larguan nga vendi ku u nënshkrua marrëveshja në formë proteste.
Marrëveshja parashikon krijimin e katër zonave të sigurta në Sirinë jugore, qendrore dhe veriore. Por nuk u dhanë hollësi se si do të arrihet paqja në këto zona.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i quajti zonat e sigurta "një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të armëpushimit".
Pas bisedimeve me homologun finlandez, Timo Soini, zoti Lavrov tha se shpresonte të vazhdonte diskutimin lidhur mbi krijimin e zonave të sigurta edhe gjatë bisedimeve në Gjenevë këtë muaj.