Në ishullin francez Reunion pranë Madagaskarit, një burrë me lidhje të dyshuara me Islamistët radikalë qëlloi sot mbi dy oficerë të policisë, ndërsa ata po përpiqeshin ta arrestonin.
Personi u arrestua së bashku me nënën e tij. Pas kontrollit që kryen në apartamentin e tyre policia gjeti disa armë dhe lëndë shpërthyese konfirmoi ministri i brendëshëm francez.
Policët e plagosur u dërguan në spital me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në një deklaratë, ministri i brendëshëm tha se personi ishte shpallur në kërkim, për komente të tij “pro terrorizmit", por nuk dha më shumë detaje për këtë. Hetimet po zhvillohen nga prokurorët e antiterrorizmit, për shkak të lidhjeve të dyshuara të personit të arrestuar me islamistët radikalë.
Sulmi në territorin francez pranë Madagaskarit, vjen vetëm një javë pasi një polic francez u qëllua për vdekje në Paris. Organizata terroriste e Shtetit Islamik mori përsipër përgjegjsinë e këtij sulmi