Sipas një raporti të publikuar të hënën nga "Amnesty International", Kina është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje gjatë vitit 2016. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen më, në pesë vendet e para të këtij klasifikimi.
Për herë të parë gjatë një dekade, pozicioni i Shteteve të Bashkuara u përmirësua me dy vende, duke regjistruar 20 dënime me vdekje, numri më i ulët që prej 1991.
Në total numri i ekzekutimeve në gjithë botën për vitin 2016 llogaritet në 1032 ose 37 për qind më pak se viti 2015.
Zëvendës drejtori për Çështjet Ndërkombëtare në "Amnesty International", James Lynch tha se shumica e dënimeve me vdekje janë kryer prej pesë vendeve të para në renditjen botërore, Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe Pakistani.
“Amnesty International” po nxit më shumë transparencë në mënyrën sesi përdoren dënimet me vdekje pas daljes së informacioneve të reja për fshehje të rasteve të ekzekutimit.
Këtë vit organizata jo qeveritare për të drejtat e njeriut publikoi një raport lidhur me vendime me vdekje që Kina ka dhënë në mënyrë të fshehtë.
Kina pretendon se sistemi i saj gjyqësor është bërë më transparent. Megjithatë të dhëna të siguruara nga “Amnesty International” bien në kundërshtim me këto pretendime, thotë William Nee kërkues për Kinën i Amnesty International.
Kina zbaton vendime me vdekje më shumë se të gjitha vendet e marra sëbashku dhe shumë prej dënime mungojnë në të dhënat kombëtare të Gjykatës së Lartë Popullore, që i klasifikuar si sekret shtetëror dënimet me vdekje.