“Njerëz në Amerikë” është një serial me rrëfime të qytetarëve amerikanë nga pjesë të ndryshme të globit.
Ata rrëfejnë në vetën e parë dhe mund t’ju befasojnë me mendimet, filozofitë për jetën dhe mënyrën se si e përjetojnë demokracinë, lirinë e shprehjes dhe jetën në komunitet.
Çdo episod i këtij seriali u kushtohet njerëzve herë të zakonshëm, herë personalitete publike, por që gjithmonë kanë diçka për të treguar.
I ftuar në këtë episod është Anas Shallal, i njohur thjesht me emrin Andi. Andi është me origjinë irakiane, por familja e tij u vendos në Uashington kur Saddam Husseini erdhi në pushtet dhe për pasojë, i ati diplomat nuk mundi të kthehej më në atdhe.
Ndonëse artist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile, ai u bë sidomos i famshëm si biznesmen, kur hapi restorantin “Busboys and Poets”, një vend ku ka ndërthurur dy pasionet e tij më të mëdha, librat dhe ushqimin.
Your browser doesn’t support HTML5