HRW; Rritja e populizmit, kërcënimi më i madh

Organizata Human Rights Watch thotë se një nga kërcënimet më të mëdha për të drejtat e njeriut në vitin 2016 ishte rritja e populizmit.

Në raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut të publikuar në Uashington, organizata përmend implikimet e çështjes së të drejtave që lidhen me zgjedhjet amerikane vitin e kaluar si dhe krizën e refugjatëve dhe lulëzimin e demagogëve.

Drejtori i Ekzekutiv i organizatës Kenneth Roth, tha se shtimi në shkallë globale i udhëheqësve populistë paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut.

Ai tha se sulmet e dhunshme terroriste kanë krijuar frikë dhe dyshime, si dhe një ndjenjë në rritje se qeveritë dhe elitat shpërfillin shqetësimet e njerëzve. Kjo ka krijuar një atmosferë pakënaqësie, në të cilën politikanë të caktuar janë në lulëzim dhe madje duke fituar fuqi.

"Fushata e suksesshme presidenciale e zotit Donald Trump ilustron në mënyrë të gjallë këtë politikë të intolerancës”, tha zoti Roth.

Ekipi i zotit Trump e ka kundërshtuar këtë pikëpamje, duke thënë se presidenti i zgjedhur fitoi në zgjedhje për shkak se amerikanët ishin të pakënaqur me administratën në largim të presidentit Barack Obama.