Një numër programesh të fuqishme për të infiltruar kompiuterat, të krijuara nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare, NSA, janë bërë publike në mënyrë misterioze në internet. Nxjerrja e tyre mund të kompromentojë operacionet e zbulimit të kësaj agjencie dhe të vërë në rrezik informatat që përmbajnë rrjetet kompiuterike të qeverisë dhe korporatave amerikane.
Një dosje me programet për t’u futur ilegalisht në kompiutera u shfaq disa ditë më parë. Programet kanë aftësinë të çajnë sistemet mbrojtëse të kompiuterit, duke u dhënë mundësi hakerëve të marrin nën kontroll operimin e rrjetit dhe modifikimin e informacionit në të.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA nuk ka bërë komente.
Programet u bënë publikenga një grup i quajtur Shadow Brokers – Ndërmjetësit e Fshehtë, i cili i ka ofruar për shitje për çmimin më të lartë.